Tërmet i fortë në Shkodër, ja ku ishte epiqendra

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 24.01.2025, 15:03

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Shkodrës, sipas të dhënave nga Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare. Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe epiqendra ndodhej rreth 14 kilometra në jug të Shkodrës.

Lëkundjet sizmike, të cilat janë ndjerë edhe në Malin e Zi, janë regjistruar në orën 14:39. Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale, megjithatë ngjarja ka shkaktuar panik mes banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit