Ura më e lartë në botë, dy herë sa kulla Eifel, hapet mbi kenionin kinez muajin që vjen

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 14:47

Ura mbi kenionin Huajiang në provincën kineze të Guizhou qëndron rreth 700 metra mbi lumin Beipan dhe konsiderohet si më e larta në botë.

Por përveç rekordit të lartësisë, ura do të jetë një mjet i rëndësishëm lidhjeje në rajon teksa më parë vendasit duhet të shpenzonin më shumë se një orë kohë për të udhëtuar rreth kenionit të gjerë.

Kreu i transportit Chen Jianlei, shprehte entuziazmin për mediat vendase: "Përfundimit të urës së kenionit Huajiang do të forcojë lidhjet me qyteteve fqinje të Guiyang, Anshun e Qianxinan, duke shtuar integrimin rajonal ekonomik."

Elementi kryesor i urës së varur është pesha e madhe e duruar prej 93 segmenteve të saj prej rreth 22,000 ton, tre herë më të rëndë se e gjithë kulla Eiffel.

Projekti prej më shumë se 200 milionë dollarë kishte nisur në 2022.

Deri në inaugurimin e saj në fund të muajit për Vitin e Ri Kinez, ura më e lartë në botë mbetet Beipanjiang, gjithashtu në provincën malore Guizhou, rreth 200 km në veri të urës së kenionit Huajiang.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit