Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës dënohet me një vit burg për korrupsion në zgjedhje

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 14:30

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka deklaruar sot fajtor Edison Memollën duke e dënuar me 1 vit burg, dhe 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë në Shqipërnë qendrore u cilësua fajtor për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Pasi doli nga seanca Memolla tha për gazetarët se pas zbardhjes së vendimit do të japë një deklaratë më të qartë për mediat: “Do të presim të zbardhet vendimi dhe do të veprojmë”.

Memolla u gjykua për korrupsion në bashkëpunim, në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022 së bashku me tre të pandehur të tjerë, Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani të akuzuar për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, si dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve.

Prokuroria speciale SPAK argumenton se Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe ka kryer influencime të tjera të jashtëligjshme në këmbim të votës, të shoqëruara me shkelje e falsifikime dokumentesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit