Senati francez voton heqjen e favoreve të përjetshme të ish-kryeministrave e presidentëve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 13:54

Senati i Francës ka miratuar një amendament që i jep fund avantazheve të përjetshme që i jepeshin më parë ish-presidentëve e kryeministrave.

Masa e miratuar më 22 janar u nxit nga centristja Nathalie Goulet, dhe vjen mes reduktimeve financiare të buxhetit në vend.

Goulet mbronte propozimin e saj duke thënë se ish-kryeministrat e presidentët nuk janë në nevojë për avantazhe të tilla.

“Ata nuk janë njerëzit më në nevojë pasi kanë disa pensione dhe poste konsulence, asnjë prej tyre nuk është në situatë për të të ardhur keq”, tha ajo.

Prej vitit 2025, Franca ka 16 ish-kryeministra e presidentë që marrin avantazhet e shumta, disa prej të cilëve i shijojnë prej 30 vitesh.

Ish-zyrtarët e lartë marrin përjetësisht shtatë anëtarë stafi dhe dy agjentë policie për pesë vjet pasi lënë detyrën, si dhe shpenzime të shumta të mbuluara nga shteti.

Ata mbajnë gjithashtu hapësirë zyrash, shoferë e kosto udhëtimesh si pjesë e marrëveshjes së mbrojtjes së presidentëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.

Komisioni parlamentar do të diskutojë ligjin në fund të muajit për të cilin qeveria e Macron ka thënë se do ta kundërshtojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit