Autostrada rrethon shtëpinë e pronarit ‘insistues’ që refuzon zhvendosjen

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 13:01

Një pronar shtëpie që refuzon të zhvendoset për ndërtimin e një autostrade të re ka vendosur të lejojë ndërtimin e autostradës rreth shtëpisë së tij në Kinë.

Huang Ping refuzoi të largohet edhe pasi iu ofrua një kompensim i konsiderueshëm dhe mundësi zgjedhjeje për banesën e re.

Por banori i Shanghait nuk pranonte, dhe tashmë çatia e shtëpisë së tij është gati në një nivel me autostradën që po ndërtohet.

Imazhet e publikuara tregonin betonin e ngritur ngjitur me muret e banesës, të cilat po detyrojnë Huang të pendohet për zgjedhjen e tij.

Shtëpia është e rrethuar nga mure të larta dhe materialet e ndërtimit janë për hapur kudo.

Mediat vendase thanë se Huang i ishin ofruar rreth 200 000 dollarë nga autoritetet dhe tre banesa si mundësi zgjedhjeje, por ai refuzoi ofertën.

Huang ishte përfshirë në një periudhë të gjatë negocjatash me autoritetet e qytetit Jinxi, që rrjedhimisht nuk sollën asnjë rezultat.

Vendasit e quajnë atë “pronari më kokëfortë” në Kinë ndërsa shtëpia tashmë është kthyer në një objekt atraksioni nga vendasit që vijnë për ta fotografuar.

Huang i cili jeton me nipin e tij, tha për mediat: “Nëse do të kthehesha prapa në kohë do të kisha pranuar shembjen që kishin ofruar”.

Huang Ping thotë tashmë se është i shqetësuar nga zhurma e makinave kur autostrada të përfundojë në pranverë ndërsa shton se muret e shtëpisë dridhen herë pas here nga punimet, shkruan rrjeti The Sun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit