Një pronari automjeti ka denoncuar sot në redaksinë e JOQ dëmin në mjetin e tij nga gropat në rrugët në qendër të Tiranës, të cilat lihen prej muajsh të hapura duke u shkaktuar qytetarëve kosto të rënda riparimi.
Trafikut të bllokuar në kryeqytet i shtohet dhe neglizhenca e autoriteteve për të riparuar gropa e çarje në asfaltin e rrugëve, që kanë shtuar zemërimin publik.
Na imazhe shihet një çarje e lënë hapur në rrugën pranë Drejtorisë së Policisë në qendër të Tiranës që në mënyrë absurde mbetet hapur prej gati një viti, sikur autoritetet taksambledhëse të mos ekzistonin.
Qytetari i shokuar nga dëmi shkruan:
“Pershendetje JOQALBANIA, doja te ndaja nje shqetësim se po na prishen makinat me keto rrug ne ktë gjendje qe jan ne Tiran ,te ura te drejtoria Policis Tiran, shikoni se cfar gjendje lihet, ka me shum se 1 vit ne ktë gjendje dhe askush nuk merret me keto probleme , nuk e di a ka strukture qe kontrollon gjendjen e rrugve dhe a i shikojne ato, apo keta nuk kalojn me makin për ti pare por mos ndoshta me Dron nga lart se ska mundesi mos shikojne se cfar gjendje jan rruget ne kryeqytet, ne cdo rrug apo kryqezimi makina tundet sikur te jesh ne rrug mali qe del per gjueti.”
“Por keta shkatojne probleme amortizim dhe prishen dhe lulet e gomave. Gomat jan prishur dhe plus ne amortizator dhe pjes gjenerike, bëhet makina copa nga keto rrug gjendje skandaloze. Por mjafton te shikohet cfar gjendje lihen rruget dhe ashte e vetkuptushme se cfar i shkakton makinave kjo gjendje skandaloze ne zemer te Tiranes”.