KRU “Prishtina” njofton se të shtunën do të ndërpritet uji në këto rrugë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2025, 12:17

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ditën e shtunë do të ndërpritet uji në disa rrugë.

Në njoftim thuhet se uji do të ndalet nga ora 11:00 deri në ora 16:00.

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër dt.25.01.2025 nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit