Shitësi i bizhuterive vret veten kur pronarët e akuzuan si bashkëpunëtor në grabitjen 1.4mln paundë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 11:32

Një shitës orash luksi ka vrarë veten në Britani disa orë pasi u akuzua se “nuk kishte rezistuar sa duhej” në grabitjen e orave me vlerë 1.4 milionë paundë, u tha sot në gjyqin e çështjes.

Shitësi 27 vjeçar Oliver White, ishte lidhur e keqtrajtuar nga grabitësit që morën ora luksoze “të pasiguruara” duke përfshirë dhe një Rolex Sky-Dweller 30,000 paundë, nga dyqani në qendër të Londrës, më 25 maj të vitit të shkuar.

Një ditë më vonë ai ishte thirrur në një takim të tensionuar me pronarët e dyqanit Conor Thornton e Joe Riley të cilët i konsideronte miq, si dhe me një prej investitorëve, të cilët nisën të supozonin se shitësi ishte në njëfarë mënyre i përfshirë në grabitje.

Në gjykatë u tha se White ishte ndjerë i tradhtuar se kishte transferuar kursimet e gruas së tij prej rreth 14,000 paundë në llogarinë e dyqanit, pak para se të vriste veten.

Prokurori Edward Brown: “Grabitja solli një dëm të madh dhe orat nuk ishin të siguruara, kjo edhe për arsye të një tjetër grabitjeje në 2020.”

“Oliver White i tha të fejuarës se ishte akuzuar se nuk kishte rezistuar dhe kjo e kishte goditur rëndë”, shtoi ai.

Një ditë më vonë në 26 maj ai u zhduk dhe trupi i të vetëvrarit u gjet nga të njohurit në mbrëmje.

Brown tha se hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë të përfshirjes së Oliver White në grabitje, pasi ishte një person i kujdesshëm që nuk merrte kurrë para borxh dhe paguante në kohë.

Autoritetet kanë ndaluar tashmë tre nga pesë autorët e grabitjes 1.4 milionë paundë, por orat nuk janë gjetur, shkruan Daily Mail.

Gjyqi vazhdon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit