12 plumba gjenden në makinë, 48-vjeçari në Kamëz u vra teksa shkonte në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.01.2025, 10:25

Lulzim Visha është 48-vjeçari që u gjet i vrarë në një automjet mëngjesin e sotëm në Zall Mner pranë Liqenit të Bovillës.

Mësohet se Visha punonte si postier dhe vrasja ka ndodhur teka ai ishte nisur për në punë me makinën e një poste private.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë por ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, autoritetet kanë zbuluar 12 gëzhoja plumbash brenda automjetit.

Ka dyshime se Visha është vrarë si pasojë e një hasmërie të vjetër, pasi mësohet se vëllai i tij ka vrarë një person.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar 28 vjet më parë me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit