‘Tualeti publik’ në Liqenin Artificial shokon vizitorët me ujëra e fekale që rrjedhin në shëtitore

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.01.2025, 10:48

Një denoncim i vrazhdë ka ardhur në redaksinë e JOQ ku qytetarët vënë në dukje degradimin e tualeteve publike në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në kryeqytet.

Në pamje shihet që ujërat e zeza tualetit publik buzë liqenit, kanë rrjedhur në kanalin anës rrugës pedonale, duke mbushur me erë të rëndë zonën e shëtitores.

"Tualeti i lali Erit tek liqeni, te gjitha fekalet e nxjerrura perjashta mbi toke. Nje ere e pa përballueshme”, shkruan qytetari, i zemëruar për gjendjen e neglizhuar të ambjenteve.

Parku i Liqenit Artificial është e vetmja hapësirë e gjelbër e mbetur në kryeqytetin e mbipopulluar shqiptar, ku njerëzit mundohen të gjejnë pak qetësi nga zhurma dhe betoni i lagjeve të Tiranës.

Por ashtu si në xhunglën e rrugëve e pallateve në qytet edhe këtu ata i ndjekin shenjat e paaftësisë e papërgjegjësisë së zyrtarëve që duket se harrojnë se janë zgjedhur për t’i shërbyer popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit