Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur së fundmi në Kamëz.
Policia njofton se rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz.
Ka dyshime se viktima Lulzim Visha është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.