150 punonjës të fasonerisë italiane protestojnë për rrogat në Vlorë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 17:25

Punonjësit e zemëruar u grumbulluan sot para ambienteve të kompanisë me pronarë italianë dhe shqiptarë për të protestuar për mospagimin e rrogave që janë ndërprerë prej muajit dhjetor.

Punonjëse të intervistuara nga mediat thanë se kanë bërë gjithashtu ankesa në strukturat shtetërore por kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur askush, përveç premtimeve.

Punonjësit e fasonerisë “Simak Shoes” thanë se protesta do të vijojë pa afat, deri në marrjen e plotë të pagave që u takojnë.

Fasoneria me pronarë italianë dhe shqiptarë ka ndaluar papritur pagesat e rrogave për punonjësit e saj prej dhjetorit dhe nuk i ofron asnjë zgjidhje punonjësve.

Situata e dëshpëruar vijon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit