CIA rekruton të sëmurët mendorë ‘sepse bëhen spiunë më të mirë’, thotë ish-operativi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.01.2025, 15:38

Një ish-operativ i CIA-s ka thënë se agjencia e njohur e spiunazhit preferon të rekrutojë njerëz me çrregullime të caktuara mendore, pasi sipas tyre kjo i bën ata agjentë më të mirë.

John Kiriakou, i cili ka qenë për 14-vjet oficer i CIA-s, thotë se agjencia punëson njerëz me tendenca siciopate, por nuk i preferon ata me niveleve të larta të çrregullimit.

Sociopatët përshkruhen si njerëz me mungesë empatie ndaj të tjerëve, të cilët manipulojnë ose lëndojnë njerëzit pa asnjë pendesë, kryesisht për përfitime personale.

'Sociopatët janë njerëz të pamundur për t’u kontrolluar”, tha Kiriakou. “Ata i kalojnë proceset e rekrutimit pasi nuk kanë ndërgjegjie dhe mund të gënjejnë lehtësisht pasi nuk kanë ndjenjë faji.

Ironikisht njerëz me cilësi të tilla ngrihen në nivelet më të larta të CIA-s.

“Njerëzit me tendenca sociopate kanë në fakt një ndërgjegjie, por nuk e kanë problem të punojnë në terrene të dyshimta morale apo etike”, tha Kiriakou, teksa kujtonte se nuk e kishte problem të hynte fshehurazi në shtëpitë e njerëzve për të vendosur përgjuese.

Ai shtoi se psikiatri i CIA-s i kishte thënë se agjencia merr në punë sociopatë sepse ata nuk kanë ndërgjegje, dhe fillimisht kjo ishte arsyeja që e kishin punësuar dhe atë vetë.

Ish-oficeri shpjegon se asokohe besonte se ishte “pjesë e të mirëve” dhe se të këqinjtë ishin ata që urdhërohej të ndiqte.

“Puna që bëja ishte sociopate, manipuloja njerëz dhe i shfrytëzoja ata, sidomos kur ishin të huaj”, tregonte agjenti sipas rrjetit Daily Mail.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit