Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku thotë se ai aktualisht është i pavarur dhe se nuk ka përkrahje nga asnjë parti politike.
Ai tha se pas prishjes së marrëdhënieve me Menduh Thaçin, mori shumë premtime nga Aleanca për Shqiptarët, atëherë e bashkuar, por se nga ato premtime asgjë nuk është realizuar.
“Azem Sadiku në zgjedhjet e fundit lokale duke udhëhequr me 1000 vota para në rrethin e parë, Menduh Thaçi bëri disa lojëra dhe pazare. Mirëpo unë i fitova zgjedhjet me miqtë e mi”, tha Sadiku.
Ai tha se pastaj ka pasur ofertë nga të dy liderët e ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari me të cilët hyri në bashkëpunim për inat të Menduh Thaçit.
“Pasi që kisha shumë oferta nga ASH e atëhershme, nga shumë premtime që më jepnin shumë pak u realizuan. Unë kam qenë vetëm 6 apo 7 muaj aktive dhe pastaj u distancova”, tha Sadiku.
Ai tha që nga tërheqja e bashkëpunimit me ASH-në deri sot po vepron si kandidat i pavarur.