Pamje shokuese dërguan sot qytetarët e Përrenjasit në redaksinë e JOQ, për të denoncuar gjendjen katastrofike të rrugës së ‘Zones industriale’ në Përrenjas, vetëm pak larg nga qendra e qytetit.
“Pershendetje JOQ! Shikojeni rrugen e zones industriale prrenjas 300m nga qendra e qytetit, nuk kalohet as ne kembe e as me makine!”, raporton qytetari, duke komentuar gjendjen e rëndë të rrugës së pushtuar nga balta.
Banorët e zonës duhet të përshkojnë këtë segment rruge për të arritur në qendër të qytezës si në këmbë ashtu dhe me automjetet e tyre prandaj kërkojnë me të drejtë veprim nga autoritetet për të ndaluar dëmin e shkaktuar nga mangësitë e infrastrukturës.