Drecun: Trump përmes Grenell-it do të zgjidhë “çështjen e Kosovës”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2025, 13:20

Në pyetje nëse administrata Trump do ta trajtojë “çështjen e Kosovës”, ish-shërbëtori i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si kryetar i këshillit parlamentar serb për mbrojte dhe punë të brendshme, Millovan Drecun ka thënë se “Ballkani është një çështje periferike për politikën e jashtme amerikane, por se nuk do t’u lihet fuqive konkurruese, madje as BE-së, të menaxhojnë proceset kyçe”, transmeton Paparaci.

Drecun ka pretenduar se “do të ketë një largim mes SHBA dhe BE-së dhe se kjo është evidente në Marrëveshjen e Parisit dhe në çështjen e zgjidhjes së luftës në Ukrainë”.

“Trump nuk do të jetë i gatshëm t’ia dorëzojë udhëheqjen BE-së. Mendoj se do të tentojnë edhe përmes Richard Grenell-it, i cili është “ekspert i shkëlqyer” i Ballkanit, të merr udhëheqjen në zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”, ka përfunduar ky “analist” i Millosheviqit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit