Kalifornia nuk gjen qetësi, përfshihet nga flakët: mijëra njerëz të evakuuar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 23.01.2025, 11:04

Rreth 31,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm, ndërsa 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u duhet të evakuohen, pas një zjarri masiv që ka përfshirë Kaliforninë.

I njohur si "Zjarri Hughes," flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje larg nga zjarret Eaton dhe Palisades që dëmtuan rëndë pjesë të Los Anxhelosit më herët këtë muaj.

Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire), brenda pak orësh zjarri ka shkrumbuar 9,400 hektarë dhe flakët janë jashtë kontrollit.

"Situata mbetet dinamike dhe zjarri është jashtëzakonisht i vështirë për t’u frenuar," deklaroi shefi i zjarrfikësve të kontesë së Los Anxhelosit, Anthony Marrone.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit