Pylli te Kodrat e Liqenit Artificial po rrafshohet, priten ullinjtë disa vjeçarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 10:14

Tiranën e gjelbër e me ato pak pemë të mbjellura para shumë vitesh, së shpejti do e shohim vetëm nëpërmjet fotove të vjetra pasi edhe ato pak zona të pyllëzuara po shkatërrohen me ritme të shpejta.

Prej disa javësh, në Kodrat e liqenit Artificial, pranë Kopshtit Zoologjik, fadromat kanë hyrë duke shkatërruar gjithçka që iu del para, ndërsa ullinjtë e pemët disa vjeçare po rrafshohen me motorsharrë pa pikë ndjeshmërie.

Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë tregojnë masakrën që po i bëhet Kopshtit Zoologjik, që është strehë për shumë kafshë, zvarranikë, shpendë të egra. Ndërkohë që prerja e pemëve rrezikon shembjen e godinave përreth nga rrëshqitja e dherave dhe po kaq shqetësuese është edhe ndotja që shkaktohet nga këto ndërtime të reja e pa kriter.

Banorët e kësaj zone kanë dyshime se pylli bashkë me pemët e tij po sakrifikohet për zhvillimin urban dhe pallatet e vilat e reja që i shtohen Tiranës çdo ditë e më tepër. Sipas tyre, pylli orbital që premtoi dikur kryebashkiaku Erion Veliaj, tanimë në burg, po rrafshohet e po zëvendësohet me vila e pallate. Ata duan të dinë se kush fshihet pas kësaj masakre që është në dëm të të gjithëve, pasi në asnjë vend tjetër nuk ndodh që hapësirat e gjelbërta të shkatërrohen në këtë mënyrë.

Vlen të thuhet se Parku i Liqenit Artificial është një ndër hapësirat e vetme të gjelbra në kryeqytet dhe shkatërrimi i tij për pasurimin e më tepërt të oligarkëve, është një dëm i madh që i bëhet të gjithëve.

Mesazhi i qytetarit:

Ullinjë shekullor po priten për pallate me leje të Erion Veliajt, sa keq, pylli orbital demek, fill pas kopshtit zoologjik, sa kalon në rrugen mbi të, në krahun e majtë. Qindra rrënjë ullinj u masakruan

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit