Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2025, 08:37

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, është takuar me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, nga ku ka theksuar se ka ofruar mbështetje të plotë në këtë projekt.

“Takim i frytshëm me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, i kryesuar nga Mersima Abdic, zyrtare e projektit “Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive”. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, si pjesë e këtij projekti. Gjatë takimit, u dakorduam për të thelluar më tej bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të Qeverisë në këtë fushë”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai ka shtuat tutje se i ka ofruar mbështetje të plotë me dakordësi institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e pasurive të paligjshme.

“Theks të veçantë i dhamë mbështetjes për institucionet përgejgjëse për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme, si dhe nxitjes së ripërdorimit social të mjeteve të gjeneruara nga shitja e aseteve të konfiskuara”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Fetai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit