“Yuri Kim diplomate e korruptuar”, analisti amerikan paralajmëron Trump

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2025, 08:43

Një artikull i publikuar nga analisti i njohur Michael Rubin në një media të njohur amerikane ka sjellë kritika të forta ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Rubin thekson lidhjet e ngushta të Kim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke e cilësuar atë si një lider autokrat dhe të korruptuar. Ai pohon se Kim ka minimizuar incidente të rëndësishme, si arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri duke i dhënë prioritet marrëdhënies personale me Ramën, gjë që ka pasur pasoja në marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në artikull përmenden gjithashtu aktivitete të tjera të Kim, duke përfshirë lidhjet e saj me Korenë e Veriut dhe shqetësime për sigurinë, përfshirë akuzat për përgjime gjatë bisedimeve për armët bërthamore. Rubin sugjeron se angazhimet e saj të mëparshme mund të kenë krijuar cenueshmëri që mund të shfrytëzohej nga shtete të tjera, si Kina.

Artikulli ndalet edhe tek dështimi i Juri Kim në trajtimin e krizës në Nagorno Karabak, ku theksohet se ajo qëndroi pasive gjatë bllokadës së paligjshme dhjetë-mujore të Azerbajxhanit në rajonin me popullsi armene. Autori e konsideron të papërshtatshme mundësinë që Yuri Kim të emërohet ambasadore në Filipine, duke e cilësuar atë si një “gabim që duhet evituar”.

Për më tepër, Rubin i bën thirrje administratës së Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që të jenë të kujdesshëm në emërimin e ambasadorëve të rinj, duke sugjeruar që të përzgjedhin diplomat të kualifikuar që mund të përballen me sfidat ndërkombëtare, veçanërisht me Kinën dhe përpjekjet për ruajtjen e stabilitetit global.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit