Kombinati në errësirë, “Dritat vijnë e ikin si në vitet ’90”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.01.2025, 20:40

Një qytetar ka dërguar një ankesë në redaksinë tonë, ku shpreh shqetësimin e tij lidhur me mungesën e energjisë elektrike në Kombinat, te pallatet "Çabej", duke i kthyer pas në vitet ‘90.

Ai thekson se rryma elektrike vjen dhe ikën vazhdimisht, ku dy orë kanë drita dhe 4 të tjera s'kanë, duke penguar aktivitetet e përditshme dhe jetën e banorëve.

"Jam një qytetar i Tiranës. Jetoj në pallatet "Çabej" në Kombinat. Si ka mundësi që në vitin 2025 ne jemi ende pa energji elektrike?! Ikën dhe vjen rryma elektrike si në vitet '90. Dy orë me drita dhe 4 orë pa drita. Çfarë bëhet me këtë qevei mizerje dhe të lodhur?", shkruan qytetari.

Qeveria, që premton zhvillim dhe përmirësim, ka harruar se një nga shërbimet themelore për qytetarët është energjia elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit