Kapen disa imigrantë ilegal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2025, 15:44

Më datë 21.01.2025, në orën 00.20, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, punonjësit e Policisë së Stacionit të Policisë për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar kanë ndaluar A.N (23) nga Bangladeshi, i cili drejtonte një grup prej tetë imigrantësh nga Nepali.

“Imigrantët janë strehuar në Qendrën Pritëse dhe Tranzit Vinojug, dhe kundër A.N. është parashtruar kallëzim penal, pas së cilës gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit