Lulishtet e pallateve kthehen në vende parkimi, dhè e ndotje në vend të barit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.01.2025, 14:08

Një qytetar ka denoncuar situatën shqetësuese në zonën e Freskut në Tiranë, ku hapësirat e destinuara për lulishte, shndërrohen në vende parkimi.

Sipas tij, kjo ka shkaktuar një dëm të madh te banorët, duke zëvendësuar barin me dhe, gjë që kontribuon në rritjen e ndotjes në këtë zonë.

Bashkia e Tiranës konsideron pikë të fortë të sajën shtimin e hapësirave të gjelbra, por faktet tregojnë të kundërtën.

Pallatet e ndërtuara pa asnjë metër distancë dhe shtimi i automjeteve në qarkullim e vështirëson edhe më tepër gjetjen e një vendi parkimi për taksapaguesit e Tiranës. Rastet kur banorët ndëshkohen me gjoba parkimi edhe pse janë rezidentë janë të shumta.

Mesazhi i plotë:

Lulishte me parkim në vend të barit. Dhe më pas kemi ndotje. Po ja në vend që të ishte bar është dhe. Në zonën e Freskut Tiranë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit