I zhdukur prej 5 ditësh, babai i tre fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2025, 12:28

Edison Oruçi, babai i tre fëmijëve, që prej 5 ditësh rezultonte i humbur, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Trupi i tij u gjet gjatë paradites së sotme, pasi familjarët kryen kontrolle në zonën ku ai kishte humbur, dhe kërkuan ndihmën e policisë dhe polumbarëve për kërkimin e tij duke qenë se rrjedha e ujit e bënte të vështirë operacionin e shpëtimit.

Oruçi, i cili u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës, ishte duke punuar në një bujtinë në atë zonë. Dyshohet se pas përfundimit të punës, punëdhënësi i tij e ka lënë në një sipërfaqe të vogël me rërë, pasi aty nuk mund të arrinte varka.

Trupi i Oruqit u gjet sot në lumë, ndërkohë që autoritetet po zhvillojnë hetime për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe rrethanat që çuan në humbjen e tij tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit