Vdes gazetarja ukrainase në Prishtinë, jetonte me djalin e saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2025, 11:57

Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton për vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51-vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova” dhe ka jetuar në Prishtinë për më shumë se dy vjet me djalin e saj, Yaroslavin.

Priadko, e cila është nderuar për përkushtimin e saj në gazetari, ka lënë një trashëgimi të thellë në komunitetin mediatik, duke ndihmuar për të nxjerrë në pah realitete dhe histori të ndryshme përmes shkrimeve të saj. Ajo ka humbur jetën në banesën e saj në Prishtinë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi dhe puna e saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën e atyre që punuan me të dhe të gjithë ata që e respektonin për dedikimin e saj në profesionin e gazetarisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit