Shumë ura në Shqipëri janë krejtësisht jashtë standartit, të lëna në harresë dhe që rrezikojnë jetën e banorëve.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen skandaloze të urës që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin në Durrës.
Prej disa vitesh ura është dëmtuar rëndë dhe përbën rrezik për automjetet që lëvizin mbi të. Bazameti prej dërrase është amortizuar dhe thyerjet e saj vijojnë të dëmtojnë makinat.
Në një rast, një makinë ka ngecur në dërrasat e thyera të urës dhe është dashur ndërhyrja e 4 burrave për ta lëvizur nga ura.
Banorët e zonës në disa raste kanë bërë disa rikosntruksione të saj, por ka qenë e pamjaftueshme për shkak se nevojiten ndërhyrje madhore nga institucionet përgjegjëse.
Banorët e kanë të domosdoshëm qarkullimin përmes urës dhe kërkojnë nga autoritete që të ndërhyjnë sa më parë. Ata thonë se nëse vazhdohet kështu, rreziku që iu kanoset është i madh pasi lumi Erzen që kalon poshtë është i thellë dhe ura është e lartë.