Dje, Prishtina ishte e 15-ta në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2025, 09:06

Prishtina të martën është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.

Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 15-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 167.

Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 503, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.

Sarajeva është pasuar nga Dhaka e Bangladeshit me indeks prej 335.

Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit