Një zjarr është regjistruar në katin e 8-të të një pallati pranë Ish-Stacionit të Trenit. Sipas informacionit të dhënë, banorët e pallatit janë duke u evakuuar dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia ka njoftuar se zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.
“ Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka shpërthyer një zjarr në katin e 8-të të një pallati. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet për fikjen e tij. Po ashtu, shërbimet e Policisë janë angazhuar për evakuimin e banorëve. Sipas informacioneve paraprake, ka vetëm dëme materiale.”