“NËN’TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2025, 21:08

Disa posterë janë parë të jenë vendosur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Këta posterë u vendosën kundër populizmit dhe autoritarizmit.

Në këta poster është vendosur imazhi i zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e vendosur brenda një rrethi simbolik të shoqëruar me titullin “ NËN’TOKA”.

Gjithashtu në fund të posterit është vendosur një mesazh në gjuhën angleze: “Artistët nuk duhet të mbështesin politikanët populistë dhe autoritarë”.

Deri më tani nuk ka pasur informacione se kush i ka vendosur këta posterë.

Aksioni vie pikërisht në kohën kur në vendin tonë po realizohen debate të ndryshme politike e zhvillimet janë të njëpasnjëshme sa më afër datës së zgjedhjeve të përgjithshme më 9 shkurt.

Dejohna Mihali shpesh herë është përmendur e ka qenë në fokus të kritikave. Mihali është akuzuar po ashtu se ka pasur ndikim në vendimet që merreshin në KEK, e ndër të tjerash asaj i ishin publikuar disa mesazhe të komunikimit që kishte pasur me ish-kryshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi.

Gjithashtu Mihali ishte intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit