Një denoncim i ardhur sot në redaksinë e JOQ ku përshkran kushtet katastrofike të spitalit qendor të Lushnjës, ku neglizhenca e autoriteteve ndaj të sëmurëve arrin nivele ekstreme.
Siç është raprotuar edhe më herët nga pacientët, institucioni ku ata supozohet të kurohen nuk është i papërshtatshem për trajtimin e pacientëve, teksa në disa raste dhomat ngjajnë me një ndërtesë të pabanueshme.
Pacientët ankohen për të ftohtin pasi duhet të sjellin në spital ngrohëse nga shtëpia, ndërsa shtojnë se mungon uji i rrjedhshëm në tualete, higjena apo dhe ushqimi për të sëmurët. Imazhet nga dhomat e spitalit tregojnë gjithashtu pajisje të dëmtuara, pllaka që mungojnë në mure dhe kaloriferë që nuk funksionojnë.
Qytetarët bëjnë thirrje që zyrtarët përkatës t 'i përgjigjen detyrës së tyre në shërbim të shëndetit të popullit duke ndaluar sjellje të tilla neglizhence që rëndojnë te pacientët e spitalit.
Ashtu si dhe më parë, mediat do të vazhdojnë të raportojnë për kushtet e këtij spitali të Shqipërisë qendrore, deri në ndërgjegjësimin e përgjegjësve në plotësimin e detyrimeve të tyre publike.