Qytetarja ankohet për qentë e rrugës në Tiranë: Kemi frikë të dalim jashtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2025, 12:32

Në një denoncim të fundit në redaksinë e JOQ një banore e kryeqytetit ankohet për frikën e shqetësimin nga qentë e rrugës që në disa zona periferike qëndrojnë në tufa dhe shkaktojnë panik pranë banesave dhe mes kalimtarëve që duhet të kryejnë punët e tyre të përditshme.

Qytetarja pranon se është dashamirëse e kafshëve dhe se vetë mban një qen trupvogël në shtëpi, por kur kafshët shtëpiake nxirren për ajrosje ato bëhen shpesh objekt sulmesh nga qentë e rrugës që janë trupmëdhenj dhe i konsiderojnë si rivalë qentë e shoqëruar.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, shihet grupi prej disa qensh që sillen poshte pallateve të banimit, me të cilët do të ishte e vështirë të negocjoje nëse vendosin të të sfidojnë.

Prandaj banorja i kërkon kryebashkiakut të Tiranës të zbatojë obligimet ndaj komunitetit duke lejuar hapësira të sigurta për njerëzit dhe trajtim për kafshët.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ Dua te parashtroj nje problem shume serioz qe eshte bere shume shqetesues per mua por besoj edhe per te gjithe banoret, pasi rruget e Tiranes jan mbushur plot me qen dhe kemi frike te dalim nga shtepia. Nuk jam kunder kafsheve pasi une vete kam nje qen te vogel qe e mbaj ne shtepi por qent e rruges i kam shum frike pasi nuk e di cfar mund te ndodhe prej tyre. Ju lutem publikojeni kete video mbase i shkon ne vesh ERION VELIAS qe te mare masa per ti mbledhur. Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit