Një modele turke e rrjeteve erotike është arrestuar dje nga policia e vendit pasi zotimeve publike në rrjetet sociale se “do të shkonte me 100 burra”.
23 vjeçarja Azranur AV u arrestua nga policia e Stambollit pas deklaratave të saj në rrjet sociale, të cilat u konsideruan nga autoritetet si “të turpshme dhe dëmtuese për moralet e vendit”.
Azranur, emri i vërtetë i të cilës është Ezra Vandan, bëri deklaratën në një transmetim direkt ku pozonte me të brendshme, duke komentuar mes të tjerave:
“Do të thyej rekordin në Turqi duke shkuar me 100 meshkuj në 24 orë”.
Por deklarata tërhoqi shpejt vëmendjen e autoriteteve të cilët e gjurmuan dhe e ndaluan në spital në Atasehir, ku ajo kishte shkuar për kirurgji plastike.
Në pamje të publikuara në media e reja e shihet që tërhiqet poshtë shkallëve e prangosur, nga dy oficere femra. Ajo akuzohet tashmë me gjeste të turpshme, rezistencë ndaj policisë dhe shpifje.
Gjykata e Stambollit ka thënë se postimet në rrjet që dëmtojnë vlerat morale apo janë provokuese ndaj shoqërisë, mund të dënohen me burg. Azranur thotë se me postimet e saj nuk donte të lëndonte njeri dhe se “nuk meriton të gjykohet” për veprimet e saj.