Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2025, 09:13

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i cili është gjetur të hënën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciohet si “hetim i vdekjes”.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit