Vizita në SHBA/Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.01.2025, 21:38

Në ditën e inaugurimit të Presidentit të ri Amerikan, Donald Trump, afaristi kosovar Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, i përcjellë edhe nga Shërbimi Sekret amerikan, sipas protokollit zyrtar për vizita të nivelit të lartë.

Para kësaj ceremonie, kreu i “Devolli Corporation”, ka zhvilluar disa takime të nivelit më të lartë të administratës së re amerikane.

Ai në një takim të veçantë me ambasadorin në ardhje amerikan në NATO, Matthew Whitaker e ka falënderuar atë për kontributin amerikan në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe që Kosova sa më shpejtë të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

Në Washington DC, sipërmarrësi kosovar ka zhvilluar takime edhe me senatorët, Ted Cruz dhe Dave Mçormick, guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, si dhe kongresistin Peter Sessions.

Në të gjitha këto takime, Devolli ka kërkuar vazhdimin e vëmendjes së theksuar të administratës amerikane nën Presidentin Trump për Kosovën dhe rajonin.

Poashtu, është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks te veçantë te prodhimet Made in Kosova.

Kjo është dita e katërt e qëndrimit të Devollit në SHBA, e mbushur me takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë. Një ditë më herët u takua edhe me shefin në ardhje të CIA-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit