Në Prishtinë së shpejti do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2025, 08:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”.

Rama ka shkruar se veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.

“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”. Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, ka theksuar ai.

Tutje, Rama ka shtuar se Rugova, ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit