Arrestohet për sulm seksual njëri prej themeluesve të Lëvizjes së Deçanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.01.2025, 16:50

Një person është arrestuar të premten pasdite, i dyshuar për sulm seksual ndaj një të mituri në Deçan.

Rastin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, tha policia në raportin 24-orësh të publikuar të shtunën.

I dyshuari është Ragip Përgjegjaj, 56-vjeç i cili është njëri nga themeluesit e Lëvizjes së Deçanit.

Se është arrestuar dhe dërguar në paraburgim për 30 ditë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi duke mos përmendur emrin e të dyshuarit.

“Gjatë ditës se djeshme, është mbajtur seanca dëgjimore, ku prokurori i shtetit ka dhënë arsyet pse duhet aprovuar nga gjykata kërkesa për paraburgim të pandehurit. Njëkohësisht ju njoftojmë që gjykata përkatëse ka aprovuar kërkesën e prokurori të shtetit, duke ja caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit”, tha Nikçi.

Përgjegjaj, ishte një nga pjesëmarrësit e mbledhjes së parë themeluese të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame, të njohur ndryshe si Lëvizja e Deçanit, më 20 tetor të vitit 2023.

Dalja në publik e Lëvizjes së Deçanit në tetorin e 2023-s ngjalli sërë reagimesh për motivet e saj. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkrim Ramosaj, u distancua nga organizimi dhe thirrjet e kësaj lëvizje.

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, me bazë në Deçan, po ashtu dënoi formimin e Lëvizjes së Deçanit dhe tha se një iniciativë e tillë përbën thirrje për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit