Panik dhe frikë! Vajza shpëton nga flakët duke kaluar nga njëra godinë në tjetrën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2025, 15:21

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar ditën e sotme banorët dhe punonjësit e një kompleksi te ‘Komuna e Parisit’, Tiranë.

Rreth orës 11:05, në zyrat e ““Raiffeisen Bank” u përfshinë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike në transformator.

Por duke qenë se alarmi nuk punonte, qytetarët dhe punonjësit nuk e kanë ndjerë në kohë zjarrin i cili është përhapur me shpejtësi.

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet kur një vajzë u shpëton flakëve duke kaluar nga njëra godinë në tjetrën me ndihmën e disa personave.

Edhe pse në panik dhe e trembur, vajza ia ka arritur të kalojë në godinën tjetër duke shpëtuar nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit