Tërhiqet nga gara kompania e rekomanduar, ministria e Rozeta Hajdarit anulon tenderin për rezervat e grurit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.01.2025, 14:25

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka anuluar tenderin për furnizim me grurë për nevoja të rezervave shtetërore për vitin 2024.

Sipas sqarimit të MINT-it del se arsyeja pse është anuluar ky tender është se operatori i rekomanduar i MINT-it është tërhequr nga gara.

“Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur të përfundonte ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024. Njëherësh pranimin e njoftimit nga DRSHM-ja se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurimit do të tenderohet me vlera të tjera për vitin 2025”, thuhet në sqarimin e MINT-it.

Vlera e paraparë e këtij tenderi ishte 4 milionë euro.

Për këtë procedurë kishin aplikuar katër kompani, sipas arsyetimit të prokurimit të ministrisë del se ofertuesit e tjerë nuk i kishin përmbushur kërkesat për furnizim me grurë.

Ndryshe për blerej të rezervave shtetërore kjo ministri është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit