Një situatë shqetësuese është denoncuar në faqen tonë nga një qytetare e lagjes "21 Dhjetori," konkretisht nga pallati "Kasiopea." Qytetarja na shkruan se prej më shumë se një muaji, ujërat e zeza kanë shpërthyer në hapësirat e garazheve, duke krijuar kushte të papranueshme për jetesë. Qytetarja shton se për pasojë, një erë e rëndë dhe e pandërprerë ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit dhe jetesën e përditshme.
Pavarësisht përpjekjeve për të adresuar problemin, deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga administratori i pallatit për zgjidhjen e situatës.
Edhe pse qytetarët derdhin djersën me vite për të blerë një apartament, “tallja” që marrin nga ndërtuesit, në këtë rast “Kontakt” është tepër e madhe.
Por duke qenë se investimi i tyre është me para droge, kuptohet më së miri përkushtimi që tregojnë më pas në zhvillimin dhe ndërtimin e projekteve.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje jam nje banore tek 21 dhjetori lagjja Kontakt pallati kasiopea. Kjo vidjo qe po ju nis ka gati nje muaj qe ne garazhd kan shperthy ujrat e zeza dhe asnje nuk e merr mundimin te vij dhe ta riparoj , era eshte nje tmerr. Administratori nuk e ven ujin ne zjarr mund te vini vet ta verifikoni”.