Zyrat e “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit, Tiranë, janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në paketën elektrike në një zyrë. Por duke qenë se alarmi nuk pa punuar dhe zjarrfikëset kanë qenë të pakta në numër, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Banorët e këtij kompleksi, por edhe qytetarët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se dëmet do ishin më të vogla nëse zjarrfikësit do kishin ndërhyrë në kohë dhe me mjetet e duhura.
Sipas tyre, zjarrfikësit kishin vetëm një tub uji dhe mungesa e presionit ndihmoi në përhapjen e flakëve me shpejtësi. Tani flakët janë vënë nën kontroll dhe e gjithë godina e përfshirë nga flakët është evakuuar.
Ndërkohë që grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.