Skandal në AKUK: Drejtori detyron punonjësit të bëjnë “like” dhe “komente” ndryshe i pushon

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.01.2025, 12:36

Përshëndetje JOQ,

Një situatë shqetësuese po ndodh brenda radhëve të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Drejtori i institucionit dhe stafi i tij janë duke shpërndarë lidhje të postimeve të tyre në rrjetet sociale, duke detyruar punonjësit të bëjnë “like” dhe komente në to. Nëse nuk i bën like dhe komente dhe sbën ca thonë ata, të heqin nga puna.”

Siç tregohet në fotot e dërguara nga punonjësit, Drejtori i AKUK Klevis Jahaj ka punësuar persona në një sistem monitorimi për mediat për të evidentuar se kush ka reaguar ndaj postimeve dhe kush jo.

Në komunikimet e brendshme thuhet qartë: “Nuk jemi raportuar ende,” duke lënë të kuptohet se personat që nuk kanë kryer pëlqime dhe komente janë në rrezik penalizimi.

Punonjësit po detyrohen të ndjekin urdhrat për të pëlqyer postimet e drejtorit të AKUK. Madje, ata denoncojnë se nëse refuzojnë të bëjnë “like” dhe komente sipas kërkesës së drejtorit, u kanoset largimi nga puna.

Kjo situatë është tregues i një abuzimi të rëndë me pushtetin dhe një shkelje të të drejtave të punonjësve, të cilët ndodhen përballë kërcënimeve për të ruajtur vendin e tyre të punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit