Konjufca e akuzon administratën Biden dhe Obama se e dëmtuan Kosovën në raport me Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.01.2025, 11:30

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka aluduar se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.

Sipas Konjufcës, gjatë ksaj kohe, Kosovës i kanë ndodhur shumë tema të shtyra nga Serbia, e që e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës.

“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit