“Djali i zyrtarit të lartë në Gjirokastër i përfshirë në kontrabandë të rëndë, shpresojmë që drejtësia të veprojë njësoj”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.01.2025, 10:51

Policia në Gjirokastër ka zhvilluar një operacion antidrogë, gjatë të cilit janë arrestuar 12 persona, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë: Herolind Haskaj, Dorian Osmani, Kevin Gega, Bledar Caka, Redon Gjini, Elidon Tocka, Ilia Koçollari, Eno Dulaj, Thoma Karanxha dhe Ervis Çelo, të cilët janë vendosur në masën e sigurisë "arrest në burg".

Ndërsa Elvin Norra dhe Mario Ferruni janë lënë në masën "arrest shtëpie".

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të na treguar disa detaje rreth një prej të përfshirëve. Ai thotë se Mario Ferruni është djali i drejtorit të spitalit të Gjirokastrës “Omer Nishani,” Sokol Ferruni. Qytetari shkruan se arrestimi ka ndodhur në një kazino në kryeqytet, ku Mario u ndalua së bashku me 11 persona të tjerë. Grupi akuzohet për përfshirje në shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa Ferruni është veçuar për akuzën e kontrabandës.

Sipas qytetarit, Mario Ferruni dyshohet se ka futur në Shqipëri një makinë pa paguar detyrimet doganore dhe më pas e ka shitur atë për pjesë.

Përmes publikimit të rastit në faqen tonë, qytetari pret që organet ligjzbatuese të veprojnë me transparencë dhe të sigurojnë një proces të drejtë për të gjithë.

Mesazhi i plotë:

Mirmbrema, Jam nje qytetar i shqetesuar nga qyteti i Gjirokastres. Diten e djeshme ne kuader te operacionit “Andromeda” eshte arrestuar , Mario Ferruni, te cilin policia e arrestoi ne nje kazino te kryeqytetit. Eshte djali i oligarkut dhe Drejtorit te Spitalit te Gjirokastres “ Omer Nishani”, Sokol Ferruni. Grupi prej 12 personash, midis tyre dhe Mario jan arrestuar per shitje te lendeve narkotike. Djali i Ferrunit eshte arrestuar per kontrabande. Shpresoj qe nepermjet publikimit ne faqen tuaj (qe kam shume kohe qe e ndjek) te gjendet drejtesi, dhe gjithkush te marri denimin qe i takon, pavaresisht ciles kaste i perket. Mario nuk ka bere kontrabande te thjeshte (sic mund ta akuzoi prokurori se e ka babin, nga figurat me te forta te PS ne gjirokaster). Mario ka futur makine pa dogane ne territorin shqipetar, dhe e ka shitur per pjese”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit