Rrok Gjoka dhe kompania e tij GJOKA KONSTRUKSION marrin miliarda lekë nga buxheti i shtetit nëpërmjet tenderave ku shpallen fitues edhe pa u munduar fare për të hyrë në garë.
Por sot nuk do flasim për 'cilësinë' e këtyre punimeve që zvarriten me vite, por për masakrën mjedisore që "Gjoka" bën në vendin tonë.
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë masakrën mjedisore që “Gjoka" po bën në zonën e Zall-Dajtit pasi është zonë e mbrojtur dhe Park Kombëtar.
Ai thotë se shteti nuk lejon banorët të ndërtojnë shtëpi për nevojat e tyre, por lejon oligark Gjokëm që të përpunojë asfaltin në parkun e mbrojtur duke ndotur të gjithë zonën.
Banorët thonë se deri më tani shteti nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar këtë masakër, por kërkojnë që kjo të marrë fund sa më parë të jetë e mundur.
Denoncimi i banorëve:
Pershendetje joq albanja jam nje banor i zall dajtit sipas shtetit eshte zon e mbrojtur park kombetar ku nuk lejohen ndertimet e njerzve qe kan nevoj per shpija banimi ndersa firmes gjoka i jepet e drejta te perpunoj ziftin qe ndot gjith zonen dhe shteti nuk mer as nje mas per ndalimin e perpunimit te ziftit ju lutem postojeni