Ky është 22-vjeçari që vdiq në lule të rinisë pasi u përplas nga makina teksa udhëtonte me motor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2025, 21:50

I riu që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj, i cili humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme, pasi u përplas nga një automjet teksa drejtonte motorin e tij tip 'Yamaha'.

Përplasja ishte aq e fortë sa motori i tij u bë 'copë-copë', ndërsa automjeti tip 'Peugeot' që drejtohej nga 80-vjeçari J.K., përfundoi jashtë rruge.

Siç shihet dhe në foto, Fatjoni duket se ishte i apasionuar pas motorëve.

Ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:47 në afërsi të urës së fshatit Lapardha në Vlorë.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik që i mori jetën në lule të rinisë 22-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit