Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj disa djemve nga Kruja që kanë ndihmuar prindërit e tij të moshuar në aeroportin e Eindhoven-it sot.
Në mesazhin e tij, qytetari tregon për vështirësitë që hasën prindërit e tij në aeroport për shkak të një problemi me çantat e tyre, të cilat nuk u lejuan nga stjuardesat për t’u marrë në bord.
Sipas tij, situata ishte mjaft e sikletshme deri në momentin kur disa të rinj nga Kruja ndërhynë dhe i ndihmuan prindërit që të kalonin këtë pengesë.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
Një falënderim i veçantë për këta djem që treguan solidaritet dhe humanizëm, duke ndihmuar çiftin e të moshuarve në një moment nevoje. Gjestet e vogla të mirësisë si këto duhet të vlerësohen dhe të na frymëzojnë të gjithëve për të ndihmuar njëri-tjetrin!