Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga një ndërtesë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 58-vjeçarin L.K., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se i ndjeri është vetëhedhur nga ndërtesa për shkak të depresionit.
58-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.