Hidhet nga lartësia e ndërtesës në Tiranë, 58-vjeçari humb jetën në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2025, 18:35

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Tiranë, afër TEG-ut, ku një person dyshohet se është vetëvrarë. Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet L.K., 58 vjeç, i cili u hodh nga lartësia e një ndërtese.

Ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor dhe dyshohet se depresioni mund të ketë qenë shkaku i aktit tragjik. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit