Kriptomonedha e Donald Trump, $Trump, arrin vlerën marramendëse

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2025, 18:08

Donald Trump ka lançuar monedhën e tij kriptografike, $Trump, disa ditë para se të marrë detyrën si president i SHBA-së. Iniciativa është koordinuar nga CIC Digital LLC, një degë e Trump Organization, dhe ka për qëllim të krijojë popullaritet dhe të tërheqë vëmendjen përmes internetit, shpesh duke shfrytëzuar humorin ose trendet virale. Pavarësisht se monedhat meme nuk kanë vlerë të brendshme dhe janë investime të paqëndrueshme, kapitalizimi i tregut për $Trump u rrit në 5.5 miliardë dollarë vetëm disa orë pas lançimit.

Tokenët e lëshuar për këtë projekt janë 200 milionë, ndërsa do të lëshohen edhe 800 milionë të tjerë gjatë tre viteve të ardhshme. Kritika ka ardhur nga disa analistë, të cilët i kanë quajtur lëvizjet e Trump "predatorike", duke e akuzuar për përfitime personale dhe duke theksuar rrezikun që mund të kenë investitorët vonë në këtë treg shumë të paqëndrueshëm.

Pavarësisht kritikave, Trump dhe ekipi i tij janë shprehur se ky projekt nuk ka lidhje me fushatën politike dhe nuk është menduar për investime. Djemtë e Trump, Erik dhe Donald Jr, gjithashtu kanë angazhuar iniciativa të ngjashme në botën e kriptomonedhave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit