Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 22-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2025, 16:54

Një aksident tragjik ka ndodhur sot pranë fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të motomjetit, Fatjon Kasaj, rreth 22 vjeç, nga Vlora.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Motomjeti tip "Yamaha" është përplasur me automjetin "Peugeot", i drejtuar nga shtetasi J.K., 80 vjeç, banues në Vlorë. Pas përplasjes, makina ka dalë jashtë rrugës, ndërsa pjesët e mjeteve të dëmtuara janë shpërndarë në tokë.

Grupi hetimor ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit